Ka këngë që lënë mbresa të thella tek ne. Ato rezultojnë të jenë sërish të rëndësishme në një fazë tjetër të jetës sonë dhe e gjejnë leximin e tyre të ri vite pas shfaqjes. I tillë është rasti me një nga hitet e yllit bullgar të estradës Vasill Najdenov – “A është kështu”.
Kënga merr një jetë të re në filmin “Një lojë besimi” me regji të Martin Makariev. Vepra rikrijon historitë personale të një nëne dhe një vajze, ndryshimet që të dyja përjetojnë në rininë e tyre dhe nevojën për t’u përballur me dhunën e fshehur pas maskës së qëllimeve të mira. Fatet e tyre janë sa të ndryshme aq edhe të ndërthurura pazgjidhshmërisht.Premiera e filmit para publikut do të jetë më 17 shkurt.
E krijuar në periudhën e viteve 70-të dhe 80-të të shekullit të XX-të, kënga “A është kështu” u përfshi si kënga e parë në albumin e parë solo të Vasill Najdenovit “Adaptim”. Me muzikë të kompozitorit Tonço Rusev, tekst të poetit dhe shkrimtar Vanjo Vëllçev dhe aranzhim të pianistit dhe kompozitor Konstantin Cekov, “A është kështu” shumë shpejtë fitoi popullaritet dhe u bë një këngë i preferuari i disa brezave bullgarësh. Dhe një dëshmi për këtë është roli i saj kryesor në filmin e ri bullgar “Një lojë besimi”.
Dëgjojmë Vasill Najdenov dhe këngën e tij “A është kështu”.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e..