Më 16 shkurt të vitit 1898 doli buletini i parë i Agjencisë Telegrafike Bullgare - BTA. Është shkruar në Sofje me dorë, personalisht nga drejtori i parë Oskar Iskander - doktor i filozofisë, redaktor dhe botues. Në buletin u përfshin 7 lajme - për gjendjen shëndetësore të princeshës Klementina, e cila ndodhej në Vjenë, për tentativën ndaj mbretit grek Georgios I dhe për ratifikimin e një marrëveshjeje tregtare midis Rumanisë dhe Turqisë. Buletini përfundon me çmimet e grurit, misrit dhe tërshërës të tregjeve të aksioneve të Vjenës, Budapestit dhe Marsejës. Në nr. 36 të “Gazetës së Shtetit” nga 17 shkurti 1898 në rubrikën “Telegramet” u botuan tri informacionet e para.
BTA, e cila ishte drejtpërdrejt në varësi të Ministrisë së Jashtme, “lut të gjithë redaktorët e gazetave në principatë që botojnë telegramet e saj t’i titullojnë secili si: “Telegramet e Agjencisë Telegrafike Bullgare” që të dihet origjina e tyre”.
Sot BTA ka 25 klube shtypi në vend dhe 5 jashtë vendit, ndërsa që nga viti 2005 organizon takime botërore të mediave bullgare në mbarë botën me pjesëmarrjen e gazetarëve nga Bullgaria dhe komunitetet bullgare jashtë vendit. Nga mesi i vitit 2021, agjencia e vuri fillimin e një program për të mbështetur shkencën dhe arsimin në Bullgari, në partneritet me universitetet dhe shkollat kryesore.
Përvjetori i themelimit të Agjencisë Telegrafike Bullgare do të shënohet me një koncert të Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Emill Tabakov. Në mesin e të ftuarve janë edhe presidenti i Këshillit Botëror të Agjencive të Lajmeve dhe shef ekzekutiv i grupit mediatik britanik, “Press Association Media Group” Clive Marshall, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të agjencive të lajmeve, anëtare e të cilave është BTA.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..