Sofja dhe Athina ranë dakord të studiojnë mundësinë e ndërtimit të një tubacioni nafte nga qyteti grek i Aleksandupolis deri në qytetin bullgar Burgas. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e energjetikës të dy vendeve gjatë vizitës së presidentit Rumen Radev në Athinë. U nënshkrua gjithashtu një marrëveshje bashkëpunimi për garantimin e furnizimit me gaz dhe ruajtjen e karburantit blu.
Naftësjellësi “Aleksandupolis – Burgas” është strategjik, duke ofruar një mundësi për diversifikim real dhe furnizime alternative me naftë jo-ruse për rafinerinë në Burgas - më e madhja në Ballkan. Tubacioni do të shmangë pritjen e gjatë dhe rrezikun që cisternat të kalojnë nëpër ngushticat, tha Redev.
“Mund të parashikoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen dhe është një dëshmi e qartë se si vendet mund të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve të tyre. Greqia dhe Bullgaria mund të bëhen furnizues të energjisë për të gjithë kontinentin”, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..