Ambasadorja e Turqisë në Bullgari Aylin Sekizkök falënderoi Kryqin e Kuq Bullgar për mbështetjen me kohë dhe adekuate të dhënë vendit të saj pas tërmeteve të 6 shkurtit, njoftoi BTA. Gjatë takimit me kryetarin e Kryqit të Kuq Bullgar, Hristo Grigorov, dhe drejtorin e përgjithshëm të organizatës, Krasimir Gigov, ambasadorja Sekizkök theksoi se nëse deri më tani Bullgaria ishte vend mik dhe fqinj për Turqinë, tani ajo është vend vëllazëror.
Ambasadorja Sekizkök përsëriti apelin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për të kufizuar dhurimet materiale, me përjashtim të tendave dimërore dhe pajisjeve të specializuara të ngrohjes për to, si dhe të kontejnerëve (furgonave).
Kryqi i Kuq Bullgar gjithashtu u bëri thirrje të gjitha organizatave partnere në emër të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që t'i japin përparësi ndihmës financiare Turqisë dhe Sirisë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..