Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski propozon që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin e Vasill Levskit. Ai i dërgoi një letër kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev me idenë që Këshilli i Ministrave të shqyrtojë propozimin, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.
Rasti është pikërisht përkujtimi i 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - një nga personalitetet më të ndritura në historinë tonë kombëtare.
“Nëpërmjet këtij gjesti ne të gjithë do të shprehim respektin tonë të madh për heroin kombëtar të Bullgarisë, i cili ka kontribuar pa masë në ringjalljen e shpirtit bullgar dhe në çlirimin e Atdheut tonë. Përveçse ishte një person kozmopolit, Apostulli ishte edhe një nga donatorët në themelimin e Shoqërisë Letrare Bullgare në vitin 1869, pasardhës i së cilës është edhe Akademia Bullgare e Shkencave”, thuhet në letrën e Akademik Revallskit. Për herë të parë ky propozim u bë në vitin 2017. Më pas mori mbështetjen e një grupi të madh njerëzish, por nuk u vu në zbatim.
Aeroporti Ndërkombëtar i Sofjes (SOF/LBSF) është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Bullgari. Ndodhet rreth 10 km në lindje të qendrës së kryeqytetit. Mbi 35 linja ajrore kryejnë fluturime të rregullta pasagjerësh ose mallrash, si dhe programe turistike sezonale për në Sofje dhe nga Sofja.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv, sofia-airport.eu
Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Mesatarisht, sipas një studimi nga Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën,..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj..
Prej dy dekadash, mediat bullgare jashtë vendit mblidhen në një takim vjetor të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ngjarja njihet si..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës..