Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë BE-së

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë vendeve anëtare të BE-së, sipas një njoftimi të shërbimit për shtyp të qeverisë. Një vendim i Parlamentit të 48-të për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, autorizon pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së në Ukrainë (European Union Military Assistance Mission in Ukraine - EUMAM). Bëhet fjalë për një oficer shtabi në Belgjikë, deri në 5 oficerë dhe rreshterë në Poloni dhe Gjermani dhe deri në 50 ushtarakë në Bullgari apo në vendet e BE-së, thuhet në njoftim.

Bullgaria ka ndarë më shumë se 240 milionë euro për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe 150 000 ukrainas kanë marrë ndihma në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Twitter.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD