Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihma humanitare bullgare ka mbërritur në Siri

Foto: Kryqi i Kuq Bullgar

Karvani humanitar me ndihma bullgare mbërriti në Siri, njoftoi Kryqi i Kuq Bullgar. Ngarkesa prej gjithsej 4.5 tonësh mbërriti në Bejrut me aeroplanin transportues ushtarak “Spartan”. Në mëngjesin e 17 shkurtit, ajo u transportua me një autokolonë humanitare në kufirin sirian. Donacionet nga Bullgaria do të arrijnë te viktimat e tërmetit me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane.

Kryqi i Kuq Bullgar siguroi dy tonët e parë të ndihmës humanitare nga rezerva e tij për fatkeqësitë për viktimat e tërmetit në Siri. Kjo u bë e mundur pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile përmes Komisionit Evropian dhe konfirmimit nga autoritetet siriane, që është një kusht i domosdoshëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD