Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo bëhet Kristian, dhe Dobrina - Dolores – rreth 40% e fëmijëve bullgarë kanë emra të huaj

Foto: pixabay

Kush dhe çfarë emri do të zgjedhë për fëmijën e tij të porsalindur është një çështje që prek jo vetëm familjen, por edhe shoqërinë tonë në tërësi, sepse sistemi i emërtimit është pjesë e kulturës dhe traditave tona.

Në të kaluarën, traditat e emërtimit të fëmijëve ndiqeshin rreptësishtë nga shoqëria jonë patriarkale. Sipas tyre, fëmijës së parë duhej t'i vihej emri i babait të djalit dhe nëse është vajzë, emri i nënës. Në rast lindjeje të fëmijës në festën e një shenjtori, ai merrte emrin e tij. Fëmijët nuk merrnin emrin e një të afërmi të vdekur nëse ai kishte vdekur shumë i ri. Në të kaluarën ka pasur edhe një praktikë kurioze – nëse në një familje lindnin vetëm vajza, fillonin t'i emërtonin Dosta, Stiga (mjaft) etj., për ta bindur Zotin që të mos i dërgonte vetëm femra. Nëse në një familje të caktuar vdisnin shumë fëmijë, të porsalindurit i zgjidhej një emër i shëmtuar, si Çernjo (i zi), Grozjo (i shëmtuar), për t'i larguar forcat e liga.

Emrat tradicionalë bullgarë janë me origjinë sllave ose protobullgare, ka edhe të tillë që lidhen me fenë e krishterë. Por këto ditë globalizimi ka kthyer përmbys traditat e emërtimit.

“Në ditët e sotme, situata është krejtësisht ndryshe – thotë Prof. Dr. e Shkencave Anna Çoleva-Dimitrova nga Instituti i Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave. - Së pari, ka krizë demografike. Dhe meqenëse gjithnjë e më shpesh në familje ka vetëm një fëmijë, është vështirë të merret vendim se si të quhet fëmija, që të mos ofendohen të afërmit. Përveç kësaj, ne jemi në vendet e para për sa i përket bashkëjetesës pa martesë në Evropë. Kështu të rinjtë ndihen të çliruar nga tradita e emërtimit të fëmijëve me emrat e gjyshërve. U shfaqën moda të tjera. Ato e shtypin dëshirën për të vazhduar mbiemrin, në të njëjtën kohë ka edhe shumë bullgarë që jetojnë jashtë vendit. Atje ata përputhen me normat dhe ndikimet e vendosura. Hulumtimet tona të viteve të fundit tregojnë se 20-30% e traditës respektohet në vendin tonë, ndërsa emrat e huaj që po përhapen janë midis 30-40%.


Tendenca është të kërkojmë forma të huaja të emrave tanë. Kështu Hristo u bë Kristian, Todor u bë Teodor, Nikolinka u bë Nikol, Stefka u bë Stefani, Dobrinka - Dolores etj. Ndërkaq, në modë erdhën versionet më të vjetra të emrave, si Joan dhe Joana në vend të Ivan dhe Ivanka etj. Sot vështirë se do të takoni një të ri që quhet Tonço, Genko, Jordanka, Sijka etj. Disa nga emrat e zakonshëm femëror deri në fund të shekullit të 20-të, si Maria, Elena apo Borjana, gradualisht “i dëbojnë” emrat e huaj, si Nikol, Sofia, Aleksandra, Gabriela etj.


Por kur bëhet fjalë për foshnjat mashkullore, bullgari ende zgjedh traditën, duke preferuar emra bullgarë. Megjithëkëtë, nuk mbetemi jashtë tendencave të modës. Kohët e fundit zgjidhen emrat e sundimtarëve bullgarë, si Kallojan, Ivan-Aleksandër, Boris, etj. Nganjëherë fantazia e bullgarëve në zgjedhjen e emrit të fëmijëve të tyre arrin lartësi të paparashikueshme:

Kreativiteti është shumë më i madh në zgjedhjen e emrave të femrave - thotë Prof. Çoleva-Dimitrova. – Kështu tashmë ka emra si Kristijandra, Oda, Millozara, Devajlla... Prindërit duhet të na shpjegojnë se çfarë kanë pasur në mendje. Këta mund të jenë emra me shkronjat e para të gjyshes ose gjyshit, ose të përbërë nga dy emra. Për shembull, Dejamira ose Emima. Emra kaq kuriozë ka pasur gjithmonë, sidomos sot, kur familjet kanë gjithnjë e më pak fëmijë dhe duan që emri i fëmijës të jetë i veçantë. Ekziston edhe një tendencë për emra sa më të shkurtër, si Teja, Nija, Mija. ..

Një emër shumë i njohur është, për shembull, Aja, dhe madje kishte një emër me vetëm një shkronjë bullgare "Я"  /"Ja"/.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: pixabay, pexels



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD