Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Opozita është gati të paraqesë një mocion të ri mosbesimi, të tretën radhazi. Dy të parët, kujtojmë, ishin të pasuksesshme. I pari u iniciua nga "Vëzrazhdane" me temën "dështimi në politikën e jashtme të shtetit", ndërsa i dyti ishte i partisë MEÇ me..
Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...
Më 18 maj rumunët do të votojnë sërish për president George Simion dhe Nicushor Dan janë dy kandidatët që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 18 maj. Simion, kandidati i partisë nacionaliste “Aleanca për..