Në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, presidenti Rumen Radev priti homologun e tij malazez Millo Xhukanoviç, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari. Gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, dy presidentët përkulën para Monumentit të Ushtarit të Panjohur.
Gjatë vizitës së presidentit të Malit të Zi, të dy liderët do të diskutojnë tema aktuale nga agjenda rajonale dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si dhe sigurinë dhe energjetikën.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës thuhet se gjatë ditës së sotme Rumen Radev dhe Millo Xhukanoviç do të bisedojnë “sy më sy”, pas së cilës do të takohen delegacionet zyrtare të dy vendeve.
Në kuadër të vizitës së tij, presidenti malazez do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Gëllëb Donev.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..