Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve bullgare të shtunën, më 31 maj. Organizatorët e protestës, e cila u zhvillua në Sofje dhe në..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..
Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke..