Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për..
"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..
Vendi ynë do të përpiqet të shfrytëzojë mekanizmat e Bashkimit Evropian për të zbuluar liri më të madhe fiskale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, duke..