Agjencia Kombëtare e të Ardhurave nuk ka konstatuar asnjë shkelje mes të sanksionuarve në listën e dytë “Magnitski”. Këtë e ka bërë të ditur agjencia për bTV. Agjencia Kombëtare e të Ardhurave ka marrë sinjale për shumicën e personave që figuronin në listën e dytë. Megjithatë, gjatë kontrolleve të personave në fjalë nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit tatimor dhe të atij të sigurimeve. Pra, nuk janë konstatuar detyrime dhe mospërputhje në të dhënat e deklaruara, thekson agjencia.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..