Vitet e fundit, numri i mjekëve të rinj që zgjedhin të qëndrojnë dhe të punojnë në Bullgari është në rritje. Këtë e bëri të ditur dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dimitër Bullanov, gjatë ceremonisë së dorëzimit të diplomave të mjekësisë mjekëve të rinj.
Në urimin e tij për mjekët e rinj, presidenti Rumen Radev falënderoi menaxhmentin dhe pedagogët e universitetit për ruajtjen dhe avancimin e traditave në këtë fushë. “Të krijosh një mjek është një mision i vërtetë dhe këtu Universiteti i Mjekësisë në Sofje është lider i padiskutueshëm” – theksoi ai. Kreu i shtetit falënderoi edhe prindërit, të cilët i drejtuan fëmijët e tyre në profesionin e mjekësisë dhe gjatë gjithë kohës u jepnin forcë dhe besim.
Sot diplomohen 751 studentë, nga të cilët 458 janë shtetas të huaj.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..