“Ministria e Mbrojtjes është e gatshme të vazhdojë ofrimin e ndihmës së nevojshme humanitare për Turqinë”. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov në takimin në Ministri me ambasadoren e Turqisë Ajliin Sekizkjok, duke kujtuar se vendi ynë ishte ndër të parët që reaguan pas tërmetit. Ambasadorja Sekizkjok falënderoi, duke theksuar se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky ishte gjesti më i fortë i solidaritetit që ka treguar Bullgaria. “Deri në këtë moment ju drejtoheshim si fqinjë, miq. Tani ju drejtohemi si vëllezër e motra. Ju u përgjigjët në orët e para pas tragjedisë dhe dërguat ekipet tuaja të shpëtimit me avionë ushtarakë, të cilët nxorën shumë njerëz nga nën rrënoja”, tha Sekizkjok dhe theksoi se ndihma e dhënë nga Bullgaria është jashtëzakonisht e vlefshme.
Sipas të dhënave të fundit, 41 mijë persona humbën jetën e tyre nga tërmetet e deritanishme, ndërsa 2 milionë persona mbetën pa strehim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..