Bullgaria po vendoset gjithnjë e më shumë si një destinacion i preferuar për turizmin balneo dhe spa gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave nga Sistemi i Unifikuar i Informacionit Turistik, mbi 13% e turistëve të regjistruar në Bullgari preferuan në vitin 2022 të pushonin në destinacionet tradicionale të spa si Velingrad, Hisarja, Sandanski, Razllog, Pavel Banja, Sapareva Banja, Gërmen, Devin, Kjustendill, Vërshec, Mineralni Bani, Strellça, Kostenec, Dollna Banja, Banite. Megjithatë, pesha reale e turizmit SPA është më e lartë, pasi SPA ofrohet edhe në resortet kryesore detare dhe malore dhe në brendësi të vendit. Përqindja e turistëve bullgarë kalon 90 për qind, ku turistët e huaj në komunat e lartëpërmendura në vitin 2022 ishin mbi 70 mijë. Më shpesh, mysafirë nga jashtë vijnë nga Maqedonia e Veriut, Izraeli, Rumania, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Serbia.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..