Operacioni special, i cili po kryhet në disa zona të Bullgarisë me pjesëmarrjen e mbi 150 policëve, lidhet me raportet e falsifikuara të një kompanie private që ka paraqitur të dhëna të nënvlerësuara për emetimet e serrave nga termocentralet në vend, njoftoi Prokuroria Evropiane. Aksioni i Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” dhe Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare po zhvillohet nën mbikëqyrjen e saj, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova.
Prokuroria Evropiane saktëson se nga viti 2017 e deri më tani, kompania me vetëdije ka paraqitur të dhëna të rreme për raportet vjetore pranë autoriteteve kombëtare, në mënyrë që të llogariten vlerat e nënvlerësuara të emetimeve të serave nga termocentralet në fjalë sipas Sistemit të Tregtisë së Emetimeve të BE-së. Sipas dëshmive, kjo rezultoi në humbje për komunitetin dhe buxhetet kombëtare të shteteve anëtare prej miliona eurosh. Bëhet fjalë për shuma të papaguara për emetimet reale të serrave të konsumuara.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..