Pak para mesnatës, një tren pasagjerësh në Greqi me 350 persona u përplas me një tren mallrash që po vinte përballë. Sipas informacioneve të autoriteteve greke, viktimat e aksidentit në veri të vendit deri tashmë janë janë mbi 40, ndërsa mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur, njoftoi Televizioni Kombëtar Grek ERT.
Nga përplasja e dy trenave janë djegur plotësisht dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve. Sipas dëshmive të udhëtarëve, ata kanë qenë plot me njerëz, shumica studentë që janë kthyer në Selanik. Pasagjerët nga vagonët e fundit janë në gjendje të mirë. Me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar nën rrënoja zjarrfikësit po vazhdojnë të kërkojnë nën dhe rreth tre vagonëve të parë.
Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spitalet nga Larisa deri në Selanik, vullnetarët po dhurojnë gjak në to.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..