Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi BTR nis një turne evropian më 3 mars

Vjena është ndalesa e parë e idhujve të rokut bullgar

Foto: Facebook / Б.Т.Р

Në tetor, muzikantët e grupit BTR do të shënojnë 30 vjetorin e krijimit me një koncert në madh në Sofje. Në këto tri dekada ata realizuan 13 albume, krijuan dhjetëra hite dhe dhanë qindra koncerte. Në përbërjen aktuale Atanas Penev – vokal, Sllavço Nikollov – kitarë dhe vokal, Ivan Kallfov – kitarë bas dhe vokal dhe Ilijan Dikov – bateri, B.T.R. u afirmua si një nga grupet më të rëndësishme të rokut në Bullgari dhe fitoi respektin e kolegëve dhe dashurinë e fansave besnikë, të cilët vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Pranë takimeve të tyre të shumta emocionale me publikun, djemtë nga B.T.R. do të shtojnë edhe koncertet nga turneu i ardhshëm evropian, i cili nis në Festën tonë Kombëtare 3 Marsin nga Vjena. Pasojnë Berlini (4.03), Hamburgu (5.03), Këlni (8.03), Shtutgarti (10.03), Frankfurt (11.03) dhe Mëniku (12.03).

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, muzikantët treguan se tashmë po mendojnë për zgjerimin e hapësirës territoriale të turneut në Francë, Belgjikë, Holandë, Zvicër, Spanjë.

Në koncerte, grupi do të interpretojë këngët e dashura dhe të njohura nga historia e tyre 30-vjeçare, të cilat me çdo album bëhen gjithnjë e më shumë.

Publiku për herë të parë do të dëgjojë live edhe këngët nga albumi i tyre i fundit “Puzzle”, i cili doli në tregun muzikor më 13 tetor 2021.

Turnetë e formacionit BTR jashtë vendit priten me interes të madh dhe përfundojnë me takime emocionuese me fansat pas koncerteve.

“Pas një koncerti, zakonisht pyetja e parë është: “Kur do të vini sërish?”, gjë që është e ndikuar thjesht emocionalisht, ndoshta nga vetë koncerti - thotë bateristi Ilijan Dikov. -  Tjetër gjë që na thonë bullgarët jashtë është pyetja: “Do të kthehem në Bullgari në verë, ku mund t’ju dëgjoj atje?”

Turneu i fundit evropian i grupit ishte në vitin 2019. Po i njëjti vit ata realizuan edhe një sërë koncertesh në SHBA dhe Kanada. Përveç në të gjithë Evropën dhe përtej oqeanit, muzikantët bullgarë rok kanë dhënë koncerte edhe në Kinë dhe Vietnam.

“Bullgarët përtej kufirit na pranojnë si djemtë “tanë”, ka gjithmonë një dozë nostalgjie – tregon Atanas Penev. – Kjo nostalgji nuk është aq e theksuar në turnetë tona evropiane, sa ai i ardhshëm, por përtej Oqeanit gjërat bëhen shumë më sentimentale, gjë që është normale.”

Koncertet e B.T.R. si në Bullgari ashtu edhe në mbarë botën, janë të njohura për nivelin e tyre të lartë. Yjet vendas të rokut kanë luajtur në të njëjtën skenë me muzikantë dhe grupe legjendare, si Deep Purple, Whitesnake, Scorpions, Ronnie James Dio – Heaven and Hell, Nazareth, Motorhead, Europe, Accept, Gamma Ray, Michael Schenker Group, Iron Maiden, etj.

“Ndoshta gjithçka që ëndërronim kur ishim të rinj u realizua, të ishim me yje të mëdhenj në të njëjtën skenë - si Glenn Hughes ashtu edhe John Lawton, me të cilët ishim shumë afër. Me Johnny Gioeli këtë vit do të jemi përsëri bashkë, këtë herë do të mirëpresim diellin e korrikut në bregdet - thotë Atanas Penev.- Nuk e di sa e madhe apo realiste është kjo ëndërr, por shpresojmë se do të vazhdojmë në këtë frymë dhe do të përpiqemi të bëjmë albume të reja, muzikë të re, që janë mjaft të mira për markën BTR.”

Përveç emrave botërorë të rokut, grupi punon edhe me emra të mëdhenj nga skena bullgare. BTR përfshiu në albumin “Puzzle” këngët “Jo për mua” – interpretim të përbashkët me këngëtarët Kirill Mariçkov dhe Valldi Totev, si dhe “Besim” me grupit “Ahat”. “Besim” është kënga e tyre më e fundit, e cila në renditjen vjetore të Radios Kombëtare Bullgar TOP 20 fitoi një çmim në kategorinë “Dueti apo bashkëpunimi më i mirë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Б.Т.Р




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD