Gjatë natës dhe nesër do të mbajë vranësira me reshje të dobëta shiu në shumë rajone. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3° deri në 8°, ndërsa maksimalet prej 6° deri 11°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 5°, maksimumi 8°.
Mbi male do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mjegull dhe reshje bore, nën rreth 1200 m reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 9°, afër temperaturës së ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë 2 - 3 ballë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje 2°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me erë dhe shi. Në veri të..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..