Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në punishten e vogël të farkëtarit në qytetin Krën, e gjithë bota mëson këtë zanat

Për mjeshtrin Stefan Çakov, çekiçi dhe kudhëra janë një copëz e vërtetë parajse

4
Foto: Facebook/ Stefan Çakov

Nuk janë shumë njerëzit që kanë hyrë në një punishte "plot jetë" të një mjeshtër farkëtari për të parë me sytë e tyre se si farkëtohet hekuri i nxehtë. Në ditët e sotme njerëzit që ushtrojnë këtë zanat të vjetër tashmë janë në zhdukje.

Megjithatë, tradita e punimit të thikave me dorë vazhdon ende të ruhet. Kudo që të shkoni në Bullgari, ka shumë mjeshtër në këtë fushë - të gjithë punojnë në mënyrë shumë preçize dhe duket se janë në një garë për të qenë më të mirë se konkurrentët e tyre.


Ndër farkëtarët më me përvojë dhe më të kërkuar në Bullgari është Stefan Çakov, për të cilin bërja e thikave të të gjitha llojeve është vetëm një pjesë e vogël e punës së tij. Jo vetëm bullgarë, por edhe dhjetëra njerëz nga jashtë vendit vijnë tek ai për të mësuar zanatin. Mjeshtri jeton në qytetin Krën, në Bullgarinë Qendrore dhe thotë se pothuajse nuk e lë vendlindjen dhe punën e tij, por përkundrazi bota i vjen vetë tek ai.

Stefan Çakov ka më shumë se 40 vjet që punon si farkëtar dhe zanatin e ka mësuar nga mjeshtrit e vjetër që ka takuar gjatë periudhës së ekonomisë bujqësore kooperative vendase në vitet 1980. “Çdo gjë që bëj është tërësisht e punuar me dorë, nuk kam çekiç mekanik dhe pajisje moderne dhe punoj siç më kanë mësuar mjeshtrit e vjetër” – thotë Stefan Çakov dhe vazhdon:

“Unë jam si farkëtarët e fshatit - Ciganët, që riparojnë mjetet bujqësore - kazma, shata, sqeparë, plugje dhe çdo gjë prej metali që mund të mendoni. Nuk e kam problem zanatin, punoj me qef. Më pëlqen gjithçka në këtë punë. Nuk mund ta shpjegoj si lindi dëshira që të bëhem farkëtar. Më kujtohet si fëmijë që shokët e lagjes shkonin të luanin me top, dhe unë luaja si kallajxhi dhe shkoja te kallajxhinjtë cigan për t'i parë. Kështu filloi e gjithë historia e zanatit tim.”

Çekiçi i farkëtarit, sipas Stefan Çakovit, nuk është i rëndë, por mund të bëhet i rëndë nëse veprohet me dhunë mbi çelikun. Dhe pikërisht aty fshihet sekreti i zanatit – të dish se si do të rrjedhë materiali pas çdo goditjeje mbi kudhër.

Por nëse ka dhunë, puna nuk ecën mirë, prandaj duhet ndjerë çeliku, me kalimin e viteve mblidhet kjo përvojë. Çdo gjë e re është një e vjetër e harruar mirë dhe misioni im është t'u përcjell të rinjve atë që kam mësuar nga mjeshtrit e vjetër” - thotë farkëtari nga qyteti Krën:

“Kam kapur fjalë për fjalë ‘trenin e fundit’ sepse mjeshtrat e vjetër nga të cilët kam mësuar ishin mbi 70 vjeç. Ata ishin ndryshe nga njerëzit e sotëm, tani bota është egërsuar. Farkëtarët e asaj kohe ishin njerëz shumë të qetë dhe të mirë. Pas punës u pëlqente të uleshin pranë oxhakut dhe të piqnin proshutë, të pinin verë dhe ky ishte gëzimi i tyre në jetë. Këta njerëz kishin vuajtur shumë sepse kishin humbur tokën dhe punishtet e tyre përnjëherë dhe ishte tamam sikur ua kishin marrë shpirtin. Ata kishin shkuar edhe në luftë, e megjithatë nuk kishte asnjë lloj hakmarrje. Ata ishin vërtet njerëz të mirë. Po mundohem tani, përmes shembullit në punën time, t'ua përcjell të rinjve këtë ndjenjë të mirë ndaj njerëzve dhe ndaj zanatit, por të them të drejtën - nuk funksionon aspak. Gjeneratat e reja janë të ndryshme.”


Shumë njerëz kanë vizituar punishten e farkëtarit, tregon mjeshtri. Ajo është vizituar nga japonezët, francezët, çekët, holandezët, portugezët, kroatët. Dhe të gjithë duan të shohin se si farkëtohet, sepse tek ata mjeshtrat tashmë janë zhdukur.

“Mund të punoj gjithë ditën pa u ndalur dhe prapë puna nuk më lodh, nuk kërkoj pushim. Punishtja për mua është si një copë parajsë, ndihem i qetë dhe mirë. Nuk më shqetëson fakti se kështu më kalon koha, i zhytur në punë, se guri rëndon në vendin e vet. Kur njeriu është i dashuruar me punën e tij, ajo nuk i bëhet barrë”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/ Stefan Çakov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD