Komanda ushtarake e Ukrainës ka të ngjarë të ketë urdhëruar një tërheqje taktike të kufizuar nga qyteti i Bahmutit, për të cilin Presidenti Volodimir Zelenski tha se është bërë një pikë "e dhimbshme dhe e vështirë" në betejën për Donbas. Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW raportoi se për shkak të shkatërrimit të urës hekurudhore mbi lumin Bahmutka, ushtria ukrainase u tërhoq nga pjesa verilindore e qytetit të shkatërruar dhe zona e stacionit Stupki. Është shumë herët të thuhet se njësitë ukrainase kanë vendosur të tërhiqen përfundimisht nga Bahmuti. Ata mbeten në bregun perëndimor të lumit, tha ISW.
Pronari i grupit paraushtarak "Wagner", Evgeni Prigozhin, u ankua në “Telegram” se ushtrisë së tij private po i mbaronin municionet dhe paralajmëroi se nëse do të detyroheshin të tërhiqeshin nga Bahmuti, i gjithë fronti rus do të shembet, raportoi Reuters.
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda. Kjo u raportua nga Radioja Kombëtare Bullgare, duke cituar një deklaratë..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për gagauzët në Ukrainë dhe Moldavi." Dhënia e shtetësisë bullgare po refuzohet masivisht për shkak..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për..