Komanda ushtarake e Ukrainës ka të ngjarë të ketë urdhëruar një tërheqje taktike të kufizuar nga qyteti i Bahmutit, për të cilin Presidenti Volodimir Zelenski tha se është bërë një pikë "e dhimbshme dhe e vështirë" në betejën për Donbas. Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW raportoi se për shkak të shkatërrimit të urës hekurudhore mbi lumin Bahmutka, ushtria ukrainase u tërhoq nga pjesa verilindore e qytetit të shkatërruar dhe zona e stacionit Stupki. Është shumë herët të thuhet se njësitë ukrainase kanë vendosur të tërhiqen përfundimisht nga Bahmuti. Ata mbeten në bregun perëndimor të lumit, tha ISW.
Pronari i grupit paraushtarak "Wagner", Evgeni Prigozhin, u ankua në “Telegram” se ushtrisë së tij private po i mbaronin municionet dhe paralajmëroi se nëse do të detyroheshin të tërhiqeshin nga Bahmuti, i gjithë fronti rus do të shembet, raportoi Reuters.
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një version i sabotimit të mundshëm. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare gjenerali Spas Spasov,..
Bullgaria ka dëshmuar se është një mik i vërtetë, shkroi në Facebook ambasadori izraelit në Sofje, Yosi Sfari. "Izraeli u përball me një situatë shumë të vështirë dhe Kryeministri bullgar dhe Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme ofruan..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për..