Programi kombëtar shkencor “Zhvillimi dhe konsolidimi i studimeve bullgare jashtë vendit” do të zgjasë tre vjet, njoftoi koordinatorja e tij, Doc. Ellka Tralkova. Qëllimi i programit është të mbështesë institucionet shtetërore në të cilat tashmë ka një interes të shtuar për këtë çështje. Ajo theksoi se studimet bullgare jashtë nuk nënkupton vetëm studimin e gjuhës bullgare, por edhe të letërsisë, historisë dhe kulturës bullgare në universitetet e huaja. “Për fat të keq, gjatë tri dekadave të fundit, interesimi për këto drejtime u ul dukshëm në universitetet kryesore, u zvogëlua numri i lektorëve dhe studentëve”, shtoi docentja Ellka Trajkova. Sipas saj, një nga arsyet për këtë është rënia e interesit për gjuhët më të vogla. Sipas hulumtimeve, aktualisht janë 207 studiues të bullgarishtes jashtë vendit - 171 në Evropë, 20 në Azi dhe 16 në Amerikën e Veriut.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...