Edhe pse përfaqësues të gjeneratave të ndryshme, të dy janë yje ndër këngëtarët bashkëkohorë bullgarë. Për herë të parë i pamë së bashku si trajnerë në konkursin “Zëri i Bullgarisë” dhe së fundmi revista Forbes i vendosi në pozitat e para të renditjes “Top 70 personat e famshëm bullgarë”. Ata janë Ljubo Kirov dhe DARA, të cilët arritën të festojnë miqësinë e tyre me një projekt të përbashkët muzikor. Kënga quhet “Nuk ka asnjë mënyrë” dhe tashmë u bë pjesë e albumit të njohur të Ljubos – “Më puth”.
Muzika e “Nuk ka asnjë mënyrë” është vepër e një ekipi ndërkombëtar profesionistësh me të cilët DARA punon në kuadër të kampeve krijuese në vendin tonë dhe në Stokholm, ndërsa autor i tekstit të bukur bullgar është Ljubo Kirov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR