Me 1 787 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2020, njoftoi Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania me 1622 dhe Hungaria me 1513 vdekje.
Franca ka përqindjen më të ulët të vdekshmërisë - 863 vdekje për 100 000 banorë.
Përveç pandemisë Covid, në vitin 2020 më vdekjeprurëse për evropianët ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të cilat morën jetën e 1.7 milionë njerëzve, pothuajse 1.2 milionë vdiqën nga kanceri.
Ndër vendet e BE-së, përqindjen më të madhe të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me sistemin e qarkullimit të gjakut e raporton Bullgaria - 61%, dhe më të voglën - Franca - 20%. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë - 29%, dhe më e vogla - në Bullgari - 15 për qind.Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..