Me 1 787 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2020, njoftoi Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania me 1622 dhe Hungaria me 1513 vdekje.
Franca ka përqindjen më të ulët të vdekshmërisë - 863 vdekje për 100 000 banorë.
Përveç pandemisë Covid, në vitin 2020 më vdekjeprurëse për evropianët ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të cilat morën jetën e 1.7 milionë njerëzve, pothuajse 1.2 milionë vdiqën nga kanceri.
Ndër vendet e BE-së, përqindjen më të madhe të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me sistemin e qarkullimit të gjakut e raporton Bullgaria - 61%, dhe më të voglën - Franca - 20%. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë - 29%, dhe më e vogla - në Bullgari - 15 për qind.Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...