Në shoqërinë bullgare ekziston një grup fëmijësh të cilitnuk i kushtohet vëmendje pothuajse fare. Ata shpesh mbeten të padukshëm dhe në 10 vitet e fundit numri i tyre sa vjen edhe rritet. Këta janë fëmijët refugjatë që lanë shtëpinë, atdheun, shkollën dhe miqtë dhe erdhën në Bullgari për të kërkuar shpëtimin dhe sigurinë. Këtu përfshijmë edhe fëmijët migrantë, prindërit e të cilëve kanë vendosur të jetojnë këtu përkohësisht ose përgjithmonë. Të gjithë ata përballen me sfidën e mësimit të bullgarishtes në mënyrë që t'ia dalin në shkollë, të zhvillohen, të krijojnë miqësi dhe të integrohen me sukses.
Problemi me të cilin përballen jo vetëm ata, por edhe shumë mësues që pranojnë fëmijët refugjatë dhe migrantë në klasat e tyre, është se si të mësohet një gjuhë pa tekst dhe materiale mësimore. Kjo e motivoi Fondacionin Reachout të krijojë një paketë me materialeedukativeduke përdorur përvojën e tij në punën me këta fëmijë.
“Libri i ri i ushtrimeve"ABC Hapat e para" u krijua posaçërisht për fëmijët refugjatë dhe migrantë për t'i ndihmuar ata të mësojnë bullgarisht në fazën fillestare, kur ata fillojnë shkollën ose fillojnë një kurs gjuhe, pasi deri në këtë pikë shumica e ndihmave për refugjatët dhe migrantët kanë qenë për të rriturit. - shpjegon Kristina Golloganova, drejtues i fondit. - Deri më tani, në Bullgari nuk kishte një sistem të unifikuar dhe secili mësues vendoste si t'i mësonte nxënësit e tij. Ne krijuam këtë libër ushtrimeshpër të plotësuar nevojate nxënësve që ndjekin programin arsimor të "Reachout" dhe pasi morëm mbështetje nga partnerët tanë, ne ishim në gjendje të krijonim një produkt që mund të përdoret nga një gamë e gjerë edukatorësh, mësuesish, në shkollat e gjuhës, në kurse që organizohen nga organizata joqeveritare, vullnetarë dhe kushdo që dëshiron të kontribuojë disi për të ndihmuar fëmijët refugjatë”.
Paketa përfshin një libër ushtrimeshdhe një fletore pune. Në to janëprezantuar 10 tema, të përzgjedhuraposaçërisht dhe me ilustrime për fëmijë, përmes të cilave ata mësojnë fjalë, gramatikë dhe fakte interesante për Bullgarinë. Ndër to janë “Shtëpia ime”, “Familja ime”, “Shkolla ime”, “Në qytet”, “Profesionet” e të tjera nga bota e fëmijëve.
Gjatë aktiviteteve, Elena, Samiri dhe Raisa, do të ndihmojnë fëmijët, si dhe balena e vogël, frymëzuar nga ilustrimi i librit të parë shkollor bullgar - "Abetarja e peshkut" nga Petër Beron. Balena e vogël tërheq vëmendjen e tyre në veçoritë e gjuhës që duhet të mbajnë mend.
Libri i ushtrimeve do të jetë gjerësisht i disponueshëm dhe versioni i tij elektronik do të jetë absolutisht falas:
“Me mbështetjen e Komisionerit të Lartë për Refugjatët e OKB-së, ne mundëm të printonim 200 kopje. Qarkullimi është i pakët sepse fillimisht ishte menduar të ishte vetëm online. Libri idytë dotë jetë më imadh - sqaronKristinaGolloganova. Por kryesisht do ta shpërndajmë online në mënyrë që të jetë i aksesueshëm për të gjithë - shkollat, mësuesit dhe vetë fëmijët, sepse shumë fëmijë nga vende të tjera studiojnë në qytete të ndryshme të Bullgarisë.
Libri i ushtrimeve “ABCHapat e para” do të jetë i disponueshëm mbas një muaj, pas regjistrimit në faqen e internetit të organizatës.
Përgatitinë shqip: Kostandina Bello
Foto: reachout.bg
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..