Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua me ndihmësdrejtorin e përgjithshëm të UNESCO-së Ernesto Ottone dhe shefen e Departamentit “Evropa” në Qendrën e Trashëgimisë Botërore Berta de Sankristobal gjatë vizitës së tyre në Bullgari. Delegacioni vizitoi Sofjen, Plovdivin, Sozopolin dhe ishullin e afërt Shenjtor Kirik dhe Julita, të cilin Bullgaria planifikon t’i shndërrojë në një qendër botërore të arteve. Ernesto Ottone u shpreh se ky është një projekt i mrekullueshëm dhe UNESCO mund ta mbështesë me ekspertizë. Pas vizitës në Qendrën e Arkeologjisë Nënujore në Sozopol, Ottone tha: “Projekte të ngjashme të lidhura me arkeologjinë nënujore kam parë vetëm në Tunizi, Itali dhe Spanjë. Qendra që keni këtu është diçka unike për vendin tuaj, për të cilën mund të jeni krenarë”. Të ftuarve u lanë shumë përshtypje edhe Bazilika Episkopale në Plovdiv dhe trashëgimia jonë e mozaikëve. Ata treguan se kishin parë shumë mozaikë, por jo në një zonë të tillë dhe të ekspozuar në këtë mënyrë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..