Kryeministri Gëllëb Donev iu bashkua festimeve në Kjustendill për 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga kampet e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u përkul para kujtimit të pesë banorëve të qytetit - shpëtimtarë të hebrenjve bullgarë. Donev i kushtoi vëmendje të veçantë kontributit të të ashtuquajturës Katërshe e qytetit Kjustendill - Asen Suiçmezov, Vlladimir Kurtev, Ivan Momçillov dhe Petër Mihalev. “Katër qytetarë të denjë të Kjustendillit - një tregtar, një avokat, një mësues dhe një deputet, u mblodhën 80 vjet më parë në këtë datë për të kundërshtuar krimin që po përgatitej për dëbimin e dhjetëra mijëra hebrenjve bullgarë”, theksoi Donev. Ai theksoi edhe kontributin e nënkryetarit të atëhershëm të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev, gjithashtu deputet nga Kjustendill. “Peshev mbledh njerëz me mendje të njëjtë, përfaqësues të popullit, të cilët kundërshtojnë dhe insistojnë me vendosmëri në anulimin e urdhrit të dëbimit”, kujtoi Donev. Ai vuri në dukje se emrat e të pestëve mbeten në histori.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..