Eksporti bullgar në Izrael do të rritet me afro 36 për qind në vitin 2022. Kjo u bë e qartë në një takim në Izrael midis ministrave të ekonomisë dhe industrisë të Bullgarisë dhe Izraelit, Nikolla Stojanov dhe Nir Barkat. Eksporti nga Bullgaria përbën rreth 80 për qind të tregtisë dypalëshe, e cila deri më tani arrin në rreth 400 milionë dollarë. U ra dakord që Bullgaria dhe Izraeli të organizojnë një forum biznesi për kompanitë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit si një hap konkret për promovimin e marrëdhënieve biznes. Bashkëbiseduesit identifikuan inovacionet dhe teknologjitë e larta si një nga fushat me potencialin më të madh për bashkëpunim të përbashkët mes dy vendeve.
Më herët gjatë ditës Stojanov vizitoi në Tel Aviv selinë e kompanisë më të madhe shtetërore në industrinë e mbrojtjes “Rafael”, ku u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojës dhe njohurive ndërmjet kompanive nga të dy vendet në këtë sektor.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..