Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë një vit më parë, 8231 civilë ukrainas kanë vdekur. Numri i të plagosurve është 13 734, njoftoi Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. 3664 burra, 2173 gra dhe 494 fëmijë janë konfirmuar të vdekur. Gjinia e 1900 të rriturve që vdiqën, kryesisht në bombardime, nuk është përcaktuar. Sipas OKB-së, 17 619 nga viktimat (6372 të vdekur dhe 11247 të plagosur) ishin në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Vetëm për periudhën nga 1 deri më 12 mars, OKB-ja ka identifikuar 84 raste të reja të civilëve të vdekur ukrainas dhe 209 të plagosur. Organizata botërore thekson se numri real i popullatës civile të lënduar është dukshëm më i lartë për shkak se të dhënat nga vendet e luftimeve të ashpra janë vonuar. Që nga viti i kaluar, të dhënat përfundimtare nga Mariupol, Lisiçansk, Popasnaja dhe Severodoneck, të cilat janë nën pushtimin rus, ku ka viktima të shumta civile, ende nuk janë të qarta, raporton REUTERS.Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..