Nëse duhet të rendisnim të gjitha projektet muzikore në të cilat merr pjesë Angell Djullgerov si kitarist, autor i muzikës dhe i teksteve dhe udhëheqës i grupit, prapëseprapë do të na mungojë dikush. Por në mesin e tyre, me energjinë e tij të papërpunuar spikat grupi Tube Hedzzz, në të cilin pranë tij qëndron Veselin Veselinov – Eko – bas kitarë, Rosen Vatev - bateri dhe para disa kohësh grupit iu bashkua Pllamen Dençev - tastierë.
Ne i kemi parë së bashku në formacione të tjera, por në Tube Hedzzz ata shpalosin plotësisht preferencat e tyre muzikore, të cilat përfshijnë rokendroll,
blus... dhe më shumë. Me dy albume pas tyre, ata vazhdojnë të argëtohen, si në këngën “Unë dhe ti” nga albumi i tyre debutues “Kthim te blusi”, i regjistruar dhjetë vjet më parë, përderisa ende ishin treshe. Si frontmeni i Tube Hedzzz, Angell Djullgerov dëshmon se është më shumë se i zoti edhe në të kënduar. Ai është autor i muzikës dhe i tekstit. Mbi aranzhimin punuan të tre me Eko dhe Rosen Vatev.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR