Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 0° deri në 5°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira nga perëndimi dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° në perëndim deri në 17° në jug, në kryeqytet do të jetë 11°.
Pas mesditës do të ketë vranësira përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -13°. Uji i detit është 8°- 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m 1°.
Të enjten moti do të jetë me shi. Në zonat e larta reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të jetë me shi përgjatë linjës nga Shën Petersburgu për në Budapest dhe në Ballkan. Në pjesën tjetër të kontinentit do të mbajë vranësira të pjesshme dhe në jug me diell. Në Londër pritet 8°, në Moskë -5°, në Berlin do të jetë deri në 7°, në Paris - 11°. Në Madrid moti do të jetë më i ngrohtë - 20°, në Romë - 18°, në Athinë dhe Bukuresht -16°, në Stamboll – 13°. Në Beograd do të jetë 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 2° dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago - respektivisht 9° dhe 1°. Deri në 14° pritet në Los Anxhelos, 24° në Miami, 23° në Meksikë, 33° dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 30°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13° dhe 22°.Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..