Romani “Strehim kohe” hyri në listën e gjatë të propozimeve për çmimin ndërkombëtar Booker. Autori Georgi Gospodinov është shkrimtari i parë bullgar i nominuar për këtë çmim, njofton shtëpia botuese "Zhanet 45". Libri u përkthye nga Angela Rodel, e cila gjithashtu u bë pjesë e nominimit për Booker. Në listën e gjatë janë përzgjedhur 13 nga 134 libra që plotësonin kushtet për çmimin, shkruan në “The Guardian”. Lista e ngushtë e nominimeve do të shpallet më 18 prill në Panairin e Librit në Londër. Në të do të renditen 6 nga 13 librat origjinalë. Fituesi do të shpallet më 23 maj në një darkë speciale në Londër.
Vepra të Georgi Gospodinovit janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..