Avionët luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni e dënuan incidentin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët e saj luftarakë nuk kanë qenë në kontakt me dronin amerikan. Uashingtoni pretendon se droni ka fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur është kapur nga dy avionë luftarakë Su-27 në mëngjesin e 14 marsit. Pas një sërë lyerjesh me vajgur të hedhur nga avioni rus, penda e dronit është ngjitur dhe droni është fundosur. Sipas TASS, arsyeja e rënies së dronit ka qenë një manovër e papritur.
Moska e sheh incidentin mbi Detin e Zi si një provokim, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, pasi u thirr në Departamentin e Shtetit për një shpjegim. Pala amerikane ka protestuar për shkak të "veprimeve joprofesionale" të palës ruse, tha Antonov. Ai theksoi se Moska nuk është e interesuar për konfrontim, por për marrëdhënie pragmatike me Uashingtonin, raporton REUTERS.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, do të vizitojë më 15 mars fabrikat ushtarake bullgare në Sopot. Atje ai do të takohet me përfaqësues të industrisë bullgare të mbrojtjes dhe do të bisedojë me ministrin në detyrë të mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministren e ekonomisë dhe industrisë Irina Shtonova. Vizita e Bretonit është pjesë e nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të..