“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për sigurinë në rajon. Një objektiv i përbashkët prioritar për dy vendet tona është Shengen dhe ne deklarojmë gatishmërinë tonë për pranimin tonë në të.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij rumun Klaus Johanis, i cili është për vizitë në Bullgari me ftesë të kreut të shtetit bullgar. “Ne do të punojmë në mënyrë të konsoliduar për të hequr pengesën tonë ndaj Shengenit, për pranimin tonë më të shpejtë kolektiv”, tha presidenti Radev.
Ai gjithashtu theksoi se së bashku me presidentin rumun dënojnë kategorikisht agresionin rus në Ukrainë dhe riafirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me luftën e Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.
Të dy presidentët nënshkruan një deklaratë politike për ngritjen e bashkëpunimit dypalësh në nivelin e një partneriteti strategjik.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..