Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bilbilat e Korit të Fëmijëve të BNR-së ftojnë pranverën me një koncert

Foto: BNR

Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e pranverës, si dhe 63-vjetorin e ditëlindjes së vet.

Festën muzikore me fëmijët do ta ndajë shpresa e re e operës - sopranoja Maria Sllavova, soliste shumëvjeçare e Korit të Fëmijëve, kitaristi Vasill Ignatov dhe e talentuara Demetra Anxhalika (marimba).

Kryedirigjente e ansamblit është Venecia Karamanova, dirigjente – Mihaella Koteva, shoqëruese në piano – Siana Atanasova dhe Jana Llolova.

Në programin pranveror të koncertit përveç veprave të kompozitorëve botërorë si Giuseppe Verdi, Astor Piazzola etj., janë përfshirë edhe autorë bullgarë, ndër të cilët Parashkev Haxhiev, Ljubomir Pipkov etj.

"Idhulli i koreve të fëmijëve në mbarë botën" dhe "Një kor i mrekullueshëm i nivelit botëror" - këto janë vetëm një pjesë e vogël e superlativave në shtypin botëror pas turneve të shumtë të Korit të Fëmijëve të BNR, krijuar në vitin 1960. Një markë e dëshmuar e cilësisë më të lartë, me një aktivitet koncertesh jashtëzakonisht të ngopur, dhjetëra çmime dhe një listë të pafund turnesh nëpër botë - kjo është kartëvizita e shkurtër e këtij kori. Akademiku Hristo Nedjallkov ishte themeluesi dhe dirigjenti kryesor i korit nga viti 1960 deri në vdekjen e tij në 2013. Pas tij, kryedirigjentja e korit është Venecia Karamanova.

Ju ofrojmë emocione pranverore, me muzikë të mrekullueshme dhe zërat engjëllorë të Korit të Fëmijëve të BNR-së. Ju ftojmë të dëgjoni një nga performancat e tyre të këngës popullore bullgare "Dilmano, Dilbero", me aranzhim të Krasimir Kjurkçijskit.
Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e X-R@Y janë gati me këngën e tyre të re - "Kthehu tek unë"

Grupi muzikor X-R@Y, i njohur për eksplorimet e tij jokonvencionale muzikore, që kanë të bëjnë me përdorimin e veglës muzikore gëdullka, ka një këngë të re - "Kthehu tek unë". Kënga i kushtohet kujtimit të emocioneve të verës dhe kërkimit të verës dhe..

botuar më 24-03-13 6.10.PD

"Përpara" - rikthimi rok i muzikantit Toma Zdravkov

Pas një sërë eksperiencash interesante në zhanre të ndryshme dhe në skena të ndryshme, ishte çështje kohe që Toma Zdravkov t'i kthehej tingullit të papërpunuar rok me një këngë të re. Dhe siç sugjeron vet titulli i saj - "Përpara" – pasi grumbulloi..

botuar më 24-03-12 6.45.PD
Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev,..

botuar më 24-03-11 7.05.PD