Në vitin 2022 u neutralizuan 84 grupe të organizuara kriminale, që është një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2021. Kështu thuhet në një raport të Drejtorisë kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është konstatuar gjithashtu se janë ndërprerë dy kanale për trafik heroine nga Turqia për në Evropë dhe një për trafik marihuane nga Bullgaria për në Turqi. Janë sekuestruar mbi 71 kg heroinë, mbi 2 kg kokainë, mbi 360 kg marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike. Janë ndaluar 95 persona të përfshirë në aktivitetet e grupeve që mbështesin migrimin ilegal.
Një rritje prej 20% shënuan edhe kontrollet kundër krimit kibernetik. Qasja në më shumë se 4000 objekte të së drejtës së autorit (filma, muzikë, prodhime televizive dhe softuer) është pezulluar.Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..