Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekip bullgarësh në Zvicër nisi një fushatë parandaluese kundër virusit të papillomës njerëzore

Infektimi është ndër më të përhapurit në mbarë botën

Foto: hpv-shield.ch

80% e popullsisë së pjekur seksualisht në botë tashmë është përballur me virusin e rrezikshëm të papillomës njerëzore (HPV). Këto statistika befasuese japin arsye për të besuar se po përballemi me sfidat e infeksionit më të zakonshëm seksualisht të transmetueshëm – thonë mjekët që dinë më së miri vuajtjet e pacientëve që e kanë nënvlerësuar rrezikun e tij. Midis më shumë se 100 llojeve të viruseve HPV, ka edhe të tilla që konsiderohen me rrezik të lartë dhe mund të shkaktojnë një përqindje të lartë të ndryshimeve atipike të indeve, madje edhe kancer, pas vitesh infeksioni të vazhdueshëm. Është vërtetuar gjithashtu se deri në 99% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës kanë material gjenetik të virusit. Kanceri i qafës së mitrës është lloji i dytë më i zakonshëm i kancerit tek gratë midis 15 dhe 44 vjeç në Evropë. Afro 325.3 milionë gra janë në rrezik për të zhvilluar këtë sëmundje çdo vit. Çdo vit, rreth 61 072 gra diagnostikohen dhe 25 829 vdesin nga kjo sëmundje.

Problemi në Bullgari është edhe më serioz. Shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë është pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së (9/100 000 krahasuar me 5/100 000) dhe ndërsa në BE ka një tendencë për ulje të shkallës së vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës, në Bullgari është e kundërta – po vëzhgohet një rritje. Brenda Evropës, vendi ynë është në vendin e tretë për nga vdekshmëria, pas Rumanisë dhe Moldavisë. Për të drejtuar vëmendjen në këtë problem, është përgatitur një Program Kombëtar për Parandalimin Parësor, i cili është në fuqi nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Megjithatë, njerëzit nuk janë mjaftueshëm të informuar për rreziqet e virusit të papillomës njerëzore”, thotë Dr. Alina Stajkov, gjinekologe me një praktikë të gjatë në Cyrih, Zvicër. Ajo shton se infeksioni mund të çojë në një sërë ndryshimesh indore që nuk janë fatale, por nëse infeksioni vazhdon me vite, virusi krijon kushte për zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të prekur nga ndryshimet e indeve janë si gratë, ashtu dhe burrat.

Dr. Alina Stajkov

Sipas Dr. Alina Stajkov dhe ekipit të saj, mënyra e duhur për të luftuar infeksionin është informimi i mirë dhe parandalimi i sa më shumë njerëzve, veçanërisht kur virusi kërcënon kryesisht të rinjtë. Për të arritur audiencën më të madhe të mundshme, Dr. Stajkov nisi një fushatë për të parandaluar rrezikun e infeksionit HPV. Përveç paraqitjeve mediatike, fushata ka gjithashtu një element tërheqës multimedial të krijuar posaçërisht për të tërhequr audiencën e re. Është një fakt kurioz që në këtë projekt marrin pjesë kryesisht bullgarë. Midis tyre, përveç personelit mjekësor, janë tërhequr muzikantë, dizajnerë ueb, ilustrues dhe specialistë të prodhimit audio dhe video. Së bashku ata krijuan personazhin e animuar Elektra (dhënësja e dritës, sipas mitologjisë greke), e cila do të bëhet një prej simboleve kryesore të fushatës. Artistët kreativë Zhan Marinov dhe Maria Marinova krijuan këngën "Ain't just a thing", e cila në një mënyrë delikate paraqet mesazhin kryesor të kujdesit për shëndetin e vet.

“Kemi punuar edhe mbi një faqe interneti informuese për të nxjerrë në pah më të rëndësishmen në lidhje me infeksionin HPV - thotë Dr. Alina Stajkov, në cilësinë e saj si “forca shtytëse” e nismës. Para gazetares së Radio Bullgarisë, Gergana Mançeva, ajo shpjegoi qasjen e fushatës ndaj të rinjve:

“Mendoj se nisma do të jetë e suksesshme sepse të rinjtë i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre, e dinë se si ta vlerësojnë, por mënyra se si flitej për vite me radhë dhe qasjet nuk ishin optimale. Ky komunikim interaktiv i lejon adoleshentët të bëjnë shumë pyetje. Ne thjesht shkojmë në nivelin e tyre të komunikimit duke u ofruar atë që i intereson dhe kështu arrijmë tek audienca e të rinjve. Mund të thuhet se ky është një projekt i përgatitur dhe zbatuar pothuajse tërësisht nga një ekip bullgar. Prandaj kemi një dëshirë të madhe që ai të arrijë edhe në Bullgari. Për këtë qëllim uebfaqja jonë do të prezantohet edhe në bullgarisht. Shpresoj që shumë të rinj të informohen dhe të angazhohen me rekomandimet që do të dëgjojnë nga specialistët tanë. Qëllimi është që ata të marrin përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe shëndetin e shoqërisë në tërësi”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: hpv-shield.ch, arkiv personal, freepik.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD