Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave.
“Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka mundësi edhe për përpunimin e tij. Kemi kushte të favorshme tokësore dhe klimatike, infrastrukturë hekurudhore, porte dhe tradita të vjetra në industri”, tha zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov në takimin me sipërmarrësit. Ai theksoi se prodhuesit e drithërave në vendin tonë kanë kapacitet për të prodhuar lëndë të parë të mjaftueshme. Investitorët e Fufeng Group Limited aktualisht po eksplorojnë mundësi në disa vende evropiane. Sipas tyre, fabrika e ardhshme do të sigurojë 2000 vende pune, ndërsa investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro. Fabrika e re pritet të përdorë 1 milion ton misër në vit. Kompania synon të blejë misër kryesisht të prodhuar në vend, dhe në rast se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, të importojë nga destinacionet e afërta.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..