Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e Lëvizshmërisë Urbane: Еdhe ditën e premte nuk do të ketë autobusë, tramvaje dhe trolejbusë

Foto: BNT

Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) dhe Konfederatës së Punës “Pokrepa” nuk arritën një marrëveshje për rritjen e pagave të të punësuarve në transportin publik.

Në të njëjtën kohë, Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) citon kryetarin e Federatës së Punëtorëve të Transportit pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Ivan Kirillov, i cili u tha gazetarëve se vendimi nëse greva efektive duhet të vazhdojë nesër do të merret sonte në një takim "me të gjithë punëtorët dhe punonjësit që janë aktualisht në depo". Sipas fjalëve të tij, janë grevistët ata që do të vendosin nëse transporti publik do të pezullohet edhe të premten.

Metroja me siguri do të funksionojë nesër, u bë e qartë nga një deklaratë për mediat e "Metropolitan" EAD.

Lexoni më tepër nga arkivi ynë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BNT



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri prezantoi në SHBA përparësitë investuese të Bullgarisë

Bullgaria është një nga ekonomitë më dinamike dhe me perspektivë në Evropën Juglindore, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një dreke pune në Nju Jork, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfik dhe organizata për dialog biznesi BCIU,..

botuar më 25-09-26 11.39.PD

Parlamenti bullgar mbeti i bllokuar dhe jofunksional për një javë të tërë

Për të tretën ditë radhazi, parlamenti bullgar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm prej 121 deputetësh dhe seanca nuk u zhvillua. Në sallën plenare u paraqitën vetëm 111 nga gjithsej 240 deputetë – një situatë që u përsërit edhe dy ditët e..

botuar më 25-09-26 10.44.PD
Kryeministri Zheljazkov në takimin me presidentin për çështjet globale të Meta Platforms, Joel Kaplan

Kompania “Meta” është e interesuar për investime në Bullgari pas vitit 2028

“Meta”, kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram”, është e interesuar për të investuar në Bullgari, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. “Bisedimet u zhvilluan pas takimit me “General Electric”, ku folëm për reaktorët e vegjël modularë.  Sigurimi..

botuar më 25-09-26 10.25.PD