Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba do të informojë në internet për situatën në terren, si dhe për nevojat urgjente të Kievit. Sipas “Radio Svoboda”, ministrat e jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një plan për t'i siguruar Ukrainës municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ministrat e drejtësisë të më shumë se 40 vendeve do të takohen më 20 mars në Londër, raporton AFP. Ata do të diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi magjistratët në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Vetë Putini do të kërkojë më shumë se kurrë një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez Xi Jinping, i cili po e viziton Moskën. Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t'i shtrëngojë dorën Putinit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër për arrestimin e tij më 17 mars për krime lufte në Ukrainë, shkruan “The Telegraph”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha për Fox News se çdo thirrje e Putinit dhe Xi për një armëpushim tani është e papranueshme, sepse ajo thjesht do të "ratifikonte arritjet e deritanishme të Rusisë". Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, kritikoi planin e propozuar të Kinës për një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas. Ai vuri në dukje mungesën e detajeve në plan, të kombinuara me natyrën kontradiktore të klauzolave të tij, raporton UNIAN.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..