Bullgaria është ndër vendet anëtare të BE-së që mbështet dërgimin e 1 milion predhave të kalibrit 155 në Ukrainë për një vlerë totale prej 1 miliard euro, thanë burime diplomatike për BNR. Teksti i marrëveshjes është pothuajse gati pas një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të mbajtur më 19 mars në Bruksel. Presidenca suedeze shpreson që dokumenti të miratohet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Bruksel të mbledhur më 20 dhe 21 mars.
“Vetëm një pjesë e vogël e vendeve nuk pajtohen, dhe jo me të gjithë tekstin, por me disa pasazhe në të. Bëhet fjalë kryesisht për çështje të tilla si afati kohor për prodhimin e një pjese të predhave pas porosisë”, raportojnë burimet diplomatike.“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..