Raporti i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit tonë për zonën Shengen pritet në qershor ose korrik dhe pas tetorit nuk do të ketë asnjë pengesë që Bullgaria dhe Rumania të hyjnë në Shengen. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme Nikollaj Millkov në një seminar për diplomatë të rinj në Sandanski. “Vendi ynë duhet të identifikojë gjithçka që Holanda pret të shohë në raportin e ardhshëm në lidhje me sundimin e ligjit në vendin tonë dhe tema të tjera, dhe pas tetorit do të mund të mbulojmë kriteret për hyrje në Shengen”, mendon Millkov.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..