Është e nevojshme që mbështetja gjithëpërfshirëse e BE-së për Ukrainën të vazhdojë, tha zëvendësministrja bullgare e punëve të jashtme Velisllava Petrova para mbledhjes së rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Petrova vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e Sofjes për perspektivën evropiane të Ukrainës, duke inkurajuar përparimin në reformat dhe përmbushjen e kritereve.
Qeveria e përkohshme bullgare nuk po përgatit një marrëveshje të re për të ofruar ndihmë shtesë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, tha ministri i përkohshëm i mbrojtjes Dimitër Stojanov në Bruksel. Ai mori pjesë në një takim që diskutoi furnizimet e predhave 155 mm nga BE për Ukrainën. Bullgaria nuk është pjesë e këtij prokurimi të përgjithshëm publik dhe nuk mund të jetë. Ushtria bullgare nuk ka armë që mund të përdorin këtë kalibër, tha Stojanov. Ai saktësoi se municionet e këtij kalibri nuk prodhohen në uzinat shtetërore “Terem”. Uzinat e Makinë Ndërtimit, “Emko” dhe “Transmobil” - këto kompani bullgare, private dhe shtetërore, kanë kapacitete. Ushtria bullgare siguron atë që mund të sigurohet. Jemi nën normë për stoqet, prandaj nuk ka asnjë mënyrë për të ofruar ndihmë ushtarake shtesë”, shpjegoi ministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..