Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në mëngjes me mjegull pranë pishinave. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 17-22°, në kryeqytet 19°.
Me diell do të jetë edhe mbi Detin e Zi. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 9-13°. Uji i detit është 8-9°.
Do të jetë me diell dhe e këndshme për shëtitje në male. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 12°, në 2000 m rreth 6°.
Të shtunën pas mesditës mund të ketë reshje shiu mbi Bullgarinë Perëndimore, por do të jetë e ngrohtë.
Jashtë vendit
Në Evropë do të bjerë shi në veri, në pjesën qendrore të kontinentit dhe në Alpe. Reshjet do të jenë veçanërisht të dendura në Francën Veriperëndimore, Uells dhe Anglinë jugore. Në Londër pritet 13°, në Moskë 11, në Berlin do të jetë deri në 17°, në Paris – 15. Në Madrid dhe në Romë do të jetë përkatësisht 20 dhe 18°. Kryeqyteti më i ngrohtë do të jetë Beogradi me 25°. Në Bukuresht dhe Athinë do të jetë 20 dhe 19°, në Stamboll - 12°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 11 dhe 5°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 8 dhe 4°. Në Los Anxhelos priten 16°, në Miami dhe Meksiko Sity - 27°, në Buenos Aires dhe Rio de Zhaneiro - 24 dhe 28°. Do të jetë 25° në Dubai, 18 dhe 17° në Jerusalem dhe Teheran, përkatësisht.
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..