Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.
“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.
Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook..