Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë nëpërmjet ndërmjetësve

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov
Foto: BGNES

Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.

“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.

Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata informuese për aplikimin e euros fillon në mars

Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..

botuar më 25-03-08 2.25.MD

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD