Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat kërkojnë rritje 10% të pagave në buxhet

Pllamen Dimitrov
Foto: BGNES

Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon një rritje prej 10% të të ardhurave buxhetore nga 1 korriku 2023, për të kompensuar inflacionin e parashikuar.

Kryetari i sindikatës, Pllamen Dimitrov, komentoi se nëse kërkesa për deficit buxhetor prej 3 për qind nuk plotësohet për një apo disa vite, nuk do të cenohet perspektiva fiskale afatgjatë për Bullgarinë. Dimitrov dha si shembull se Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Fiskale të BE-së ka lejuar një devijim nga rregullat e Mastrihtit për një raport prej 60% të borxhit ndaj PBB-së. Bullgaria duhet të kërkojë gjithashtu një rishikim të kërkesës së deficitit prej 3%. Rritja e deficitit nuk çon në prishje të perspektivës afatgjatë fiskale, pohon sindikalisti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD